Fondacioni gylenist “SEMA” i ardhur nga hiçi dhe pa një transparence paraprake me komunitetin e myslimanëve mori përsipër të menaxhonte arsimin islam shqiptar me një të kaluar të ndritur. Ajo që ndodhi me medresetë nuk mund të jetë tjetër veçse pjellë e një grupi okult që në mënyrën më tinzare transformoi në mënyrën më të keqe të mundshme arsimin islam shqiptar në disa kolegje me pagesë dhe me bazë të theksuar laicizmi, pa përmendur këtu cilësinë e dobët të mësimdhënies dhe edukimin jo të plotë moral dhe fetar.
Fondacioni SEMA si një pjellë gyleniste nuk është gjë tjetër veçse fytyra e dështimit të këtij grupi okult, i cili nuk ndryshon shumë edhe në menaxhimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, si një ndërmarrje që vjel të ardhurat nga ajo pak trashëgimi e myslimanëve shqiptar e mbetur pas komunizmit dhe pas një abuzimi të paparë nga vetë Arsen Lypenet e administratës së KMSH-se.
Në botëkuptimin gylenist, i cili nuk përfaqëson as në ide dhe në bindje komunitetin e myslimanëve shqiptarë, por as në aspektin ligjor dhe përfaqësues, institucioni i KMSH-se është një mekanizëm që duhet ti shërbejë grupit dhe jo ymetit, duhet ti shërbejë axhendës dhe jo dijes, duhet ti shërbejë politikës, biznesit, por jo moralit dhe intelektit.
Medresetë janë historia jonë, krenaria jonë dhe burimi yne me dije dhe kuadro, që sot u lanë në duart e një grupi okult shërbetor i axhendave anti islame dhe që për fat të keq do të na duhet shumë mund dhe përpjekje për ti rikthyer. Sot kemi një Korce pa medrese, një Kavajë pa medrese, një Berat pa medrese dhe nesër një Elbasan, Tiranë pa medrese.
Kam besim të plotë që kësaj poshtërsie që e ka emrin gylenizëm do vijë fundi nga duart e vetë muslimanëve shqiptarë.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re