Skip to content

HP luftë iPad Pro me tabletin 599 dollarësh Chrome OS Chromebook x2

Nëse preferoni të blini një tablet të madh, nuk do të gjenit më mirë sesa Apple iPad Pro 12.9-inç me një çmim marramendës.

Por tani një tjetër lojtarë ka hyrë në fushë dhe ai është Chromebook x2 me kosto prej 599 dollarësh.

Pajisja 12.3-inç e konvertueshme vjen me sistemin operativ Chrome OS për tabletët dhe është e dyta pas Acer Chromebook Tab 10.

Tableti ka një tastierë, trackpad dhe laps stylus. Kombinuar së bashku me aksesorët, tableti peshon vetëm 1.4 kilogram dhe është 15.3 mm i trashë.

Në brendësi do të gjeni një procesor të gjeneratës së 7-të Kaby Lake Core m3, 4GB RAM, 32GB memorie të brendshme, bokse stereo dhe bateri me 10 orë jetëgjatësi.

Ekrani ka rezolucion prej 2,400×1600 piksel, kamera frontale sensor 5 megapiksel dhe e pasme 13 megapiksel.

Tableti vjen me një portë USB-C, microSD dhe portë kufjesh 3.5 mm. Me çmim prej 599 dollarësh, tableti është më shtrenjtë sesa shumë Chromebook por kushton afërsisht sa një laptop Windows. /