Aktivistja dhe anëtarja e kryesisë së PD-së në Fier, Enkelejda Veliu duke analizuar situatën në të cilën ndodhet vendi, por duke vënë theksin tek pròblemet që ka administrata publike, ka sjellë në vëmendje një rrëfim të bërë nga Nikita Hrushovi në lidhje me Stalinin.

Tematika që trajton ka të bëjë me një pròblem që kishin konstatuar me gomat e makinave të prodhuara nga kompania “Ford” ndërsa i Stalini i caktoi për detyrë Hrushovit të shkonte në fabrikë dhe të gjente arsyet pse gomat shpoheshin sapo bënin disa kilometra.

Pasi përfundon citimin e rrëfimit të Hrushovit dhe arsyen e vërtetë të gjithë ‘fabulës’, Veliu shkruan se të dëmtosh vendin jo domosdoshmërisht duhet të jesh kriminel, hajdut… mjafton të jesh idiot.

Reagimi i plotë:

Hrushovi tregon: ”Një ditë shoku Stalin më thirri në zyrë dhe më tha:”Shoku Nikita.. Kemi fabrikën e gomave, të cilën na e ka dhuruar kompania Ford. Ka vite që prodhon goma të një cilësie të mirë, por, krejt papritur, gjashtë muaj më parë, gomat e prodhuara shpërthejnë pasi të kenë përshkuar disa kilometra rrugë. Askush nuk e di arsyen. Dua të shkosh menjëherë në fabrikë dhe të më gjesh arsyen. Kemi të bëjmë me një kòmplot të madh.”

Ika menjëherë dhe ia nisa hulumtimin nga drejtori deri tek punëtori më i thjeshtë, por asnjëri nuk e dinte arsyen. Vendosa të fle në fabrikë derisa ta zgjidh si enigmë. U zgjova në mëngjes herët dhe fillova më linjën e prodhimit, duke ndjekur ciklin e prodhimit të një gome, e ndoqa nga fillimi deri në fund, u zhgënjeva. Gjithçka ishte normale dhe respektoheshin të gjithë parametrat e kërkuar, megjithatë gomat vazhdonin të shpërthenin pas disa kilometrash rrugë.

U demoralizova fare, ndihesha i pafuqishëm. Ndërkohë që po ecja në fabrikë, më zuri syri tabelen e punonjësve më të mirë. Në krye të listës ishte një inxhinier. Ajo që më bëri përshtypje tek ai, ishte se kishte vetëm gjashtë muaj që kryesonte listën e punonjësve, pra që kur kishin filluar të shpërthejnë gomat.

E thirra inxhinierin në zyrën time dhe fillova hetimet me të. I thashë: ”Të lutem, më shpjego si arrite të kryesosh litën e punonjësve të dalluar për gjashtë muaj rresht?” Ai më tha:”Për shkak se i kam kursyer shtetit miliona rubla.”

“E si ka ndodhur kjo?” e pyeta unë gjithë kërshëri. Ai tha:”Po ja, vendosa të rralloj fijet e telave metalike të gomave, për rrjedhoja u kursyne qindra tonë metale çdo ditë.” Një ndjenjë lehtësimi më përshkroi trupin, sapo kisha zbuluar enigmën e shpërthimit të gomave. Menjëherë i telefonova Stalinit dhe ia shpjegova të gjitha. Pas një heshtje të gjatë, ai më tha:”Mirë, ku e futët atë?” Unë iu përgjigja:”Në fakt shoku Stalin nuk ja kam fshirë lapën, por e nisa menjëherë në Siberi. Njerëzit nuk do të na mirëkuptonin që hoqëm qafe një punonjës të dalluar.”

Në fakt nuk është e nevojshme të jesh hajdut, i korruptuar, kriminel etj që të dëmtosh vendin, mjafton të jesh idiot. Fatkeqësisht, idiotët janë me shumicë në administratën publike!

(F.GJ.FAXWEB/AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re