Gjatë fjalimit të tij në CES, ekzekutivi i produkteve konsumatore të Huawei Richard Yu shpenzoi minuta të tëra duke argumentuar pse flagshipi Mate 10 është po aq i mirë sa iPhone X.
Falë një bashkëpunimi me Porsche Design, Huawei do ti shtojë më shumë ekstravagancë flagshipit të tij.
Sipas kompanisë, kërkesa e lartë me versionet e kaluar ishte arsyeja pse hyri në një bashkëpunim me Porsche Design.
Nëse ka njerëz që blejnë një iPhone X që kushton 1,000 dollarë, pse të mos blejnë një Porsche Design Mate 10 për 1,225 dollarë?
Natyrisht Mate 10 është një produkt fantastik dhe Huawei ka prodhuar mjaft telefonë të mirë, por ashtu si çdo produkt tjetër me brendin e Porsche, konsumatori paguan për statusin e markës sesa vetë telefonin.
Mate 10 do të vijë me një dizajn të unifikuar prej xhami dhe metali me një ngjyrë DiamondBlack dhe një ndërfaqe të përshtatur.
Gjithashtu telefoni ka 256GB memorie të brendshme, dyfishin e Mate 10 Pro. Ndër të tjera, në kutinë e paketimit do të gjeni një kasë prej lëkure dizajnuar nga kompania gjermane Montblanc dhe një mori adapterash dhe aksesorësh të tjerë.
Telefoni del në shitje më 18 Shkurt dhe mund të blihet nga Amazon, BestBuy dhe Microsoft. /PCWorld Albanian

(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) return;
js = d.createElement(s); js.id = id;
js.src = “//connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v2.8&appId=2367341996740577”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re