Gjigandi i IT-së kinez Huawei po fillon një seminar katër-ditor në internet që do të përqendrohet në atë sesi mund të përdoret teknologjia për të luftuar koronavirusin.

Samiti do të përpiqet gjithashtu të gjejë një zgjidhje për të forcuar ekonominë botërore në mes të një pandemie.

Prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit tha se samiti do të zhvillojë bisedime midis drejtuesve të industrisë së teknologjisë dhe ekspertëve nga e gjithë bota, duke përfshirë CEO-in e Huawei-t, Guo Ping dhe ministren e Telekomunikacionit të Afrikës së Jugut, Stella Ndabeni-Abrahams.

Kjo ngjarje po zhvillohet përkundër faktit se presioni ndaj kompanisë po rritet dita ditës pasi marrëdhëniet midis Pekinit zyrtar dhe qeverive perëndimore janë tensionuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re