Huawei sapo ka prezantuar flagshipin e ri, modelin P20. Është një telefon Android solid, i mirëdizajnuar, me një dizajn që shkëlqen dhe funksionalitete ekstravagante si tre kamera të pasme.

Huawei P20 është një prej telefonëve më të mirë ndërtuar Android. Është një pasardhës i denjë i P10-ës dhe një alternativë e shkëlqyer e Samsung Galaxy S9-ës.

P20 dhe P20 Pro

Kompania Kineze prezantoi dy telefonë. P20 është version me kosto më të përballueshme. Ka ekran LCD prej 5.8-inç me raport 18.7:9. E thënë ndryshe telefoni është një kopje e atij të iPhone X.

P20 Pro ka ekran më të madh, prej 6.1-inç. Dhe për herë të parë një telefon Huawei ka ekran OLED. Mjafton ky detaj për ta bërë telefonin më joshës se modeli P20.

Të dy telefonët kanë kapakë të pasëm prej xhami dhe një kornizë alumini, ashtu si Galaxy S9.

Përzgjedhja e xhamit për kapakët e pasëm është një mister sepse asnjëri prej telefonëve nuk ka karikim wireless.

Katër ngjyra janë të disponueshme për modeli P20 Pro dhe pesë për modelin P20. Madje Huawei ka krijuar edhe një përzierje ngjyrash të cilat janë fantastike.

Ajo që i bën telefonët ndryshe është skaneri i shenjave të gishtërinjve që vazhdon të jetë i vendosur në pjesën frontale të telefonit, poshtë ekranit.

Po çmenduria e vërtetë është në pjesën e pasme të telefonave. Varianti P20 Pro ka tre sensorë kamere sepse dy kamera si duket nuk kanë mjaftuar për Huawei

Lentja 40 megapiksel është e kombinuar me një lente 20 megapiksel monochrome dhe një telefoto 8 megapiksel.

Në harduerin e brendshëm të dy telefonët kanë procesorin ARM Kirin 970 dizajnuar nga Huawei. Ato kanë Android 8.1 dhe 128GB memorie të brendshme secili pa një portë microSD, pa portë kufjesh 3.5mm dhe vetëm një portë USB-C.

Kompania thotë se mund të qaseni në telefon me fytyrën tuaj, megjithatë zgjidhja e Huawei është shumë më e ngadaltë sesa ajo e Face ID.

Në përpjekje për të qenë ndryshe

Kur shikoni për herë të parë P20, e kuptoni se është një telefon ndryshe. Një ndjesi të tillë nuk e kanë dhënë telefonët e tjerë Huawei.

Kompania ka zgjedhur të përqafojë dizajnin e ekranit të iPhone X ku në krye të tij është një hapësirë e zezë ku gjenden sensorët e telefonit.

Në tërësi P20 është një telefon më i shpejtë. Është e vështirë të inovosh në mese një dekadë telefonësh inteligjentë por P20 të jep përshtypjen e një telefoni solid Android. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re