Huawei prezantoi çipin e ri 5G në Kongresin Mobil Botëror që po mbahet në Barcelonë i cili do të sjellë rrjetet 5G në pajisjet mobile të kompanisë.

Huawei pretendon se çipi Balong 5G01 do të jetë i pari që mbështet standardin 3GPP të rrjeteve 5G dhe duhet të ketë një kapacitet 2.3Gbps.

Nisur nga madhësia e çipit, ai do të jetë i disponueshëm vetëm për pikat e aksesit dhe jo telefonët.

CEO i Huawei Richard Yu tha se kompania e tij ka investuar 600 milion dollarë në teknologjinë 5G dhe me shumë gjasa do të shfrytëzohet në makinat autonome, pajisjet mobile deri tek shtëpitë inteligjente.

Huawei gjithashtu prodhon pajisje rrjeti dhe do të jetë e para që prodhon çipe 5G jo vetëm për operatorët celularë por edhe vetë pajisjet tona.

Çipi do të sfidojë Qualcomm dhe Intel. Në fillim të këtij muaji Qualcomm prezantoi Snapdragon X24 i cili do të përgatisë konsumatorët për 5G-në.

Vitin e kaluar Intel prezantoi gjithashtu modemin 5G dhe bashkëpunoi me Microsoft, Dell, HP dhe Lenovo për ti instaluar në laptopët e tyre deri në 2019-ën. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re