Skip to content

Hulku nga Pakistani, në kërkim të një gruaje: ja kriteret e mija… (video)

pakistanski hulk screen youtube

Arbab Kizer Hyatt, i quajtur ndryshe si Hulk, vjen nga Pakistani verior, është në kërkim të një gruaje viteve te fundit pasi prindërit e tij dëshirojnë që ai të martohet sa më shpejt.

“Unë dua një grua te madhe dhe te rëndë sepse nuk dua ta lëndoj atë. Të gjitha gratë që donin të martoheshin me mua deri tani ishin shumë të holla”, tha Arbab.

Ai pretendon se gruaja mesatare do të ishte një zgjedhje e keqe për të.

Ai dëshiron një grua që peshon të paktën 100 kile dhe që është më shumë se 192 centimetra e gjatë për t’u dukur mirë. Deri më tani, ai ka refuzuar rreth 200-300 gra sepse ato nuk i përshtateshin parametrave të tij.

Për të “ruajtur linjat”, ai ha katër pula, 36 vezë, 3 kile mish, si dhe pi 5 litra qumësht në ditë.

Hulku pakistanez është i njohur për tërheqjen e traktorëve, autobusëve dhe makinave.