Skip to content

Hulumtimi: Manchester United, klubi më me vlerë në botë. Ja sa kushton…

manchester utd anderlecht europa liga epa e1528020269886

Sipas hulumtimit nga grupi financiar i KPMG, i cili vlerëson vlerat e kompanivë, Manchester United është klubi i futbollit më me vlerë në botë.

Të dhënat më të fundit të mbledhura nga KPMG tregojnë se klubi anglez kushton 3.3 miliardë euro.

Pas tij vjen Real Madrid me një vlerë prej 2.9 miliard euro dhe e treta është Barcelona me 2.8 miliardë euro.

Ato ndiqen Bayernin e Mynihut me 2.55 miliardë euro; Juventus është i nënti me 1.3 miliardë, ndërsa PSG i njëmbëdhjeti me vlerën e parashikuar prej 1.14 miliardë euro.

Krahasuar me vitin e kaluar, vlera e Manchester United është rritur me pesë për qind, dhe vlera totale e klubeve është rritur me nëntë për qind.