Organizata Human Rights Watch (HRW) ka ngritur shqetësime serioze lidhur me punën e fëmijëve dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut në fermat e duhanit në Zimbabve.

Në një raport të titulluar “Një korrje e hidhur: Puna e fëmijëve dhe abuzimi i të drejtave të njeriut në fermat e duhanit në Zimbabve”, HRW zbulon se të miturit shpesh punojnë në kushte të rrezikshme, duke kryer detyra që kërcënojnë shëndetin dhe sigurinë e tyre.

“Punëtorët fëmijë janë të ekspozuar ndaj nikotinës dhe pesticideve toksike. Shumë prej tyre vuajnë nga simptoma që janë në përputhje me helmimin e nikotinës nga trajtimi i gjetheve të duhanit”, tha Dewa Mavhinga, drejtor i HRW-së për Afrikën Jugore.

Në vitin 2016, Zimbabve ishte prodhuesi i gjashtë më i madh i duhanit në botë dhe prodhimi mbetet malli më i vlefshëm i eksportit në vend, duke gjeneruar 933 milionë dollarë.

“Punësimi i fëmijëve dhe abuzimet e tjera të të drejtave të njeriut në fermat e duhanit në Zimbabve dëmtojnë kontributet e industrisë së duhanit në rritjen ekonomike të vendit dhe në përmirësimin e jetesës”, thuhet në raport, transmeton aa.

Zimbabve ka rreth 125.000 prodhues të regjistruar të duhanit dhe sipas raportit janë intervistuar 125 fermerë të duhanit të shkallës së vogël dhe punonjës, përfshirë fëmijët.

“Ne poashtu zbuluam se edhe pse shumica e njerëzve që intervistuam ishin sëmurë me simptoma konsekuente të helmimit nga nikotina, askush nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për këtë. Ata ishin informuar nga qeveria, kompanitë e duhanit, se për çfarë helmimi të nikotinës bëhet djalë dhe si të mbroheshin”, tha Margaret Worth, hulumtuese e të drejtave të fëmijëve me HRW.

Zyrtarët e Bordit të Industrisë dhe Marketingut të Duhanit – TIMB, një organ këshilldhënës statutor dhe rregullator për bujqësinë e duhanit, theksuan se Zimbabve ka ligje që kufizojnë punën e fëmijëve.

“Në Zimbabve ne jemi të lumtur që nuk kemi atë që quhet puna e fëmijëve, që fëmijët shkojnë në ferma të tjera për të punuar për pagesë. Por, nëse është një rast i fëmijëve që ndihmojnë prindërit e tyre në fushat e duhanit në përgatitje, kjo është diçka që po ndodh”, tha Isheunesu Moyo për AA, zëdhënës i TIMB-it, pas publikimit të raportit të HRW-së.

Megjithatë, Kongresi i Sindikatave të Zimbabve (ZCTU), konkretisht sekretari i përgjithshëm Haphet Moyo, tha se puna e fëmijëve po rritet në Zimbabve.

“Ne kemi parë një rritje të punës së fëmijëve në vend, për shkak të 20 viteve të një ekonomie të dobët. Po, kemi ligje, por Zimbabve vuan nga moszbatimi dhe ndërgjegjësimi i dobët”, tha Moyo. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re