Italia vërtet u ka “mbyllur dyert” emigrantëve që dynden drejt saj, sidomos ato nga brigjet libiane, por nga ana tjetër është angazhuar që të japë një dorë ndihmë në tjetër drejtim.

Italia do t’i japë Libisë 12 anije për rritjen e kapaciteteve të patrullimit në ujrat e Mesdheut dhe gjithashtu do të ndihmojë në trajnimin e rojeve bregdetare, njoftoi Kryeministri italian Giuseppe Conti.

Kohët e fundit, disa anije kontrabandë me emigrantë u përmbysën pak pasi u nisën nga bregu libian, ku është dhe baza e kontrabandistëve.

Disa emigrantë u shpëtuan nga Garda Bregdetare e Libisë, ndërsa qindra të tjerë përfunduan të zhdukur në det.

Është raportuar se organizatat humanitare private që kanë anije shpëtimi me Libinë thonë se Rojet bregdetare libiane janë të pajisura dobët për të shpëtuar jetë njerëzore.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re