Mjekja nga qyteti i Wuhanit që dha alarmin për koronavirusin duke publikuar e para në rrjete sociale kartelat mjekësore të epidemisë, rezulton e zhdukur.

Ai Fen, drejtoreshë e repartit të urgjencës në spitalin qendror të Wuhanit është zhdukur pas kritikave të shumta të bëra prej saj ndaj autoriteteve kineze për mënyrën se si u menaxhua pandemia e koronavirusit, raporton noa.al duke cituar mediat ndërkombëtare që ngritën sot dyshimin për zhdukje.

Ai Fen ishte personi i parë që ngriti alarmin për virusin, ndërkohë që prej ditësh nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj. Më herët, Fen kishte njoftuar eprorët dhe kolegët e saj mbi një virus të ngjashëm me SARS-in, i cili ishte konstatuar te pacientët që në muajin dhjetor 2019, megjithatë, ajo ishte qortuar për këtë gjë.

Pas vdekjeve të shumta të shkaktuara nga virusi, ajo i kritikoi autoritetet për shpërfilljen e shenjave të para të shpërthimit të virusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re