Skip to content

Humb jetën 4-vjeçari në Vlorë, prej një jave me temperaturë, të vjella e diarre

spital vlore


Një 4-vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë ditën e premte pasi ishte paraqitur pa shenja jete në spital.

Familja, e cila jeton në Palasë, e ka dërguar me urgjencë deri në Orikum. Prej aty, ambulanca e ka marrë pa shenja jete.

Ekzaminimi paraprak nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Sipas informacioneve, 4-vjeçari ka qenë për një javë me simptoma temperature, të vjella e diarre.

Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së të miturit.