Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen Qerret të Kavajës, ku shtetasi me iniciale R.R ka qenë duke shtruar linjën e internetit dhe dyshohet se e ka zënë korrenti.

“Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi R. R., 40 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”, thote policia.

Nderkohe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re