Skip to content

Humb jetën 45 vjecari: Pëson arrest kardiak në timon, më pas përplaset me dy makina

img 6760 1 750x375 1

Një 45-vjeçar me inicialet A. Ç., ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Shkodër, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.

Sipas policisë, i ndjeri teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, ka pësuar arrest kardiak dhe është përplasur me dy makina të tjera të parkuara.

Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë!

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi  A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij,  dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.

Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.