Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Pejë.

Sipas mediave në vend, 53-vjeçari Xh.I. nga komuna e Pejës, ka humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Klinika Infektive kanë bërë të ditur se pacienti ishte shtruar në spital një ditë më pari si i dyshuar për virusin korona.

Pasi i është bërë testi, ai ka rezultuar pozitiv për virusin.

Njoftimi:

“Klinika Infektive njofton se sot më 27/04/ 2020 në këtë klinikë, ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, me datën 26/04/2020, në orët e pasditës, si i dyshuar për COVID-19. Të njëjtit i është marrë strisho nazofaringeale për COVID-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2, që e ka bërë IKSHPK, i njëjti ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese.” /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re