Një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Greqi. Mediat vendase raportojnë se një grua 67-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës.

E moshuara, thuhet se vuante nga obeziteti dhe se u nda nga jeta në spitalin Papanikolaou ku po merrte trajtim mjekësor. 67-vjeçarja bëhet kështu viktima e 114-të që humb jetën si pasojë e Covid-19 në Greqi.

Deri më tani vendi numëron 2,235 raste të konfirmuara me koronavirus. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re