Një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjepalaj të Durrësit.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40.

“Shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftim. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re