Skip to content

Humb jetën fëmija 10 vjeçar në Tepelenë

vlcsnap 2018 03 05 12h32m53s233

Një 10 vjeçar humbi jetën për shkak te komplikacioneve nga gripi. Ngjarja u shënua në qytetin e Tepelenës gjatë natës.
 
Familjarët thane se fëmija kishte disa ditë qe ishte prekur nga gripi. Pas ndihmës së parë ata u larguan për në banesë, por pak orë më vonë fëmija ndërroi jetë. Familjaret akuzuan spitalin e Tepelenës për mjekim të pakujdesshëm.
 
Ndërkohë mjekja Ina Lulo tha se familjes i është thënë që ta dërgojnë djalin në Gjirokastër tek një mjek pediatër, pasi spitali i Tepelenës nuk ka specialist dhe fëmija vuante edhe nga një sëmundje tjetër kronike.
 
Do të jetë ekspertiza mjekoligjore e cila do të përcaktojë se cili ka qenë shkaku i vdekjes.