Skip to content

Humb jetën gruaja në Tiranë, u përplas nga makina por s’kishte dëmtime në trup/ Vdes papritur në spital

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në Tiranë, ku ka humbur jetën një grua 67-vjeçare. Pòlicia raporton se fillimisht e aksidentuara ka qenë në gjendje të qendrueshme, dhe nuk ka pasur dëmtime në trup.

Njoftimi: Më datë 02.06.2020, rreth orës 10:00, në Allias, mjeti me drejtuesen shtetasen E.S., 28 vjeçe, ka aksidentuar kembesoren Xh.Ll., 67 vjeçe, e cila pasi eshte transportur per ne spital fillimisht ne gjendje te qendrueshme, ka nderruar jete me vone.

Drejtuesja e mjetit është shoqeruar në Komisariatin e Pòlicisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe percaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup.

(E.K/Faxweb.al)