Skip to content

Humb jetën mjeku që u plagos në aksident

Vanion Cinari, i cili u përfshi në një aksident të trefishtë në Sauk ka humbur jetën.

Mjeku nuk arriti të shpëtonte pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës.

40-vjeçari Cinari mbeti i plagosur rëndë, teksa këtë të mërkurë mësohet se ka ndërruar jetë.