Një 55-vjeçar humbi jetën sot në Vlorë pas një konflikti me dy personave në ambientet e një kancelarie.
Ngjarja ndodhi ne lagjen “Hajro Çakërri”, prane Gjykatës së Shkallës së Parë ku Armando Meshau pasi u godit me grusht përplasi kokën në dysheme dhe humbi jetën.
Meshau ka qenë në një pikë interneti për të printuar dokumenta dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qenë dhe ai po në ambientet e kancelarisë.
Debati ka agravuar më pas deri në dhunë fizike ku shkaku ka qenë një banesë, pasi Meshau i ka thënë personit me të cilin debatonte ‘se nuk ke për ta marrë apartamantin’ ndërkohë që ky i fundit e ka qëlluar dy herë me grusht duke e rrëzuar. 55-vjeçari Meshau është ndërtues.
Ndërkohë policia ka sekuestruar të gjitha pamjet nga kamerat e sigurisë së kancelarisë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.