Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmje e sotme në spitalin e Shkodrës, pasi ishte dërgaur me urgjencë nga familjarët.

Sipas policisë 23-vjeçarja S.H është dërguar me urgjencë pasi kishte pirë fotoksinë.

Njoftimi:

Në Spitalin Rajonal Shkodër, është dërguar për ndihmë mjeksore shtetasja S. H., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, e cila më pas ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën, si pasojë e konsumimit  të lëndës helmuese fotoksinë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor  të këtij rasti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re