Një person që ndodhej në paraburgimin e IEVP Drenovë ka humbur jetën në spital.

 

Mësohet se gjatë mbrëmjes të së enjtes shtetasi Ymer Bejkolli, ka shfaqur shqetësime dhe pas disa orësh në spital ka ndërruar jetë.

 

Ai ishte arrestuar për vjedhjen e disa objekteve kulti si kishë e xhami në Korçë. Trupi do i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore e cila pritet te zbardhë shkakun e vdekjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re