Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka humbur mikun e tij, nga COVID-19.

Në një status të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Meta ka ndarë mesazhin prekës për mikun e tij, Hekuran Doko.

“Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore. U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko”, shkruan Presidenti.

Sakaq Meta i bë apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e COVID-19 pasi rreziku është ende prezent, ndërsa thekson se edhe institucionet duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri.

Mesazhi i plotë

Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.

U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko!

COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re