Skip to content

Humb jetën një gazetar në sulmin izraelit në Rripin e Gazës

Një gazetar që punonte në një radio lokale ka humbur jetën në sulmin e Izraelit në Rripin e Gazës.

Avionët luftarakë izraelitë në rrethin Sheikh Ridvan të Gazës perëndimore bombarduan një shtëpi me tri raketa ku si pasojë e sulmeve humbi jetën gazetari Yusuf Abu Hussein, i cili punonte në radion lokale “Zëri i Kudsit”.

Me vdekjen e gazetarit Abu Hussein, numri i viktimave në sulmet ndaj Rripit të Gazës u rrit në 221.

Gjithashtu avionët luftarakë bombarduan një shtëpi në perëndim të kampit të refugjatëve Jibalya në veri të Gazës, duke shkaktuar dëme të mëdha në vendbanimet në zonat përreth.