Skip to content

Humb jetën një punonjës policie në Shënkoll, reagon ashpër Sindikata Shërbimeve Policore: Mungesë përgjegjësie nga drejtuesit e burgjeve

Solidaritet Sindikal

Humb jetën si pasojë e covid19  një tjetër punonjës  i policisë penitenciare.

I ndjeri Vladimir Gjoka, 51 vjeç, ishte efektiv i Ievp-Shenkoll.

Sindikata i shpreh ngushëllime të ndjera familjes dhe nxit institucionin që ti gjendet pranë të afërmve me ndihmën financiare sipas ligjit.

Komandimet absurde te stafit policor  nga Ievp Shënkoll për në Ievp Reç, vazhdojnë që nga Dhjetori 2019 ë deri më tani edhe pse u deklarua që me 15 Dhjetor 2020 do hapeshin 2 godinat e rikonstruktuara , por kjo ngeli ne kuadër të fjalëve e premtimeve dhe mungesës së përgjegjësisë nga drejtuesit e burgjeve.

I ndjeri ishte i komanduar në Reç, kur mori infeksionin vdekjeprurës.

Mungesa e kushteve minimale të punës, transportit, distancës mbi 100km nga banesa, janë premisë kërcënuese për jetën e punonjësve të tjerë. Instancat shtetërore duhet te marrin masat e duhura që fenomeni të minimizohet.

Policia Penitenciare Shqiptare kërkon kushte e trajtim normal  social-ekonomik dhe mjekesor.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb