Subscribe

Një konflikt banal me grushta mes dy personave ka përfunduar me një viktimë. Gentian Talja, pas 5 ditësh i shtruar në spitalin e Traumës ka humbur jetën si pasojë e komplikacioneve që mori pas një konflikti me 25-vjeçarin Henri Gjapi.

 

Burime tregojnë se këta dy persona në orët e para të mëngjësit të datës 31 mars në zonën e ish-Bllokut pasi kishin dalë në gjëndje të dehur nga lokalet ku po konsumonin alkool jane perleshur me njeri-tjetrin. Gjithçka nisi me fjalët “pse më shikon”, ku më pas ata u goditën me grushte. Një person tjetër, i identifikuar si Artur Gjolena është futur në mës për ti ndarë, ky i fundit po procedohet në gjëndje të lirë.

 

25-vjeçari Gjapi mësohet se ka goditur me grusht Taljan. Ky i fundit pasi është rrëzuar është ngritur për nje moment, por si pasojë e goditjes së kokës në trotuar, është rrëzuar sërish pa ndenja. Menjëherë ata janë dërguar në spitalin e Traumës.

 

Henri Gjapi pasi doli nga spitali është shoqëruar në polici ku më pas është liruar pasi u mor në pyejte nga efektivët e policisë. Pak ore me vonë, gjëndja shëndetësore e 46-vjeçarit u përkeqësua dhe mësohet se ishte futur në intubim në gjëndje kome. Pas 5 ditësh, ai ndërroi jetë në ambientet e spitalit.Policia ka shpallur në kërkim të riun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re