Cristian Trolese, një 21-vjeçar nga Camponogara është gjetur i pajetë në shtëpinë e gjyshes me të cilën jetonte. Zemra e tij kishte pushuar së rrahuri kur u gjet dhe mjekët e Suemit nuk mund të bënin asgjë.

Dhe tani prokuroria e Venecias ka urdhëruar një autopsi për Trolese, e cila do të bëhet në ditët në vijim.

Një shqiptar është arrestuar pasi dyshohet se i ka shitur drogë Troleses.

Nga kqyrja paraprake e trupit të 21-vjeçarit nga Camponogara, i njohur si “reperi” për këngët që i pëlqente të kompozonte, disa prej të cilave u publikuan në Spotify dhe Youtube (“Scars”, “Overdose for Louis”, “Alcohol and Benzo”, ” Giovane Ragazzo morti”), nuk u konstatuan shenja dhune.

Dyshimet paraprake janë se ai ka ndërruar jetë nga mbidoza, por do të jetë autopsia e cila do ta konfirmojë përmes ekzaminimit toksikologjik.

Është e mundur që Cristian Trolese të mos ishte i vetëm në kohën e vdekjes së tij, por hipoteza se tregtari i drogës ishte me të duket e pabazë për momentin.

Megjithatë, policia e Camponagara po heton çdo mundësi, pasi ka ekzaminuar tërësisht kontekstin në të cilin u gjet i riu.

Trolese kishte një të kaluar shumë të ndërlikuar. Pa baba, ai u rrit me gjyshërit, sepse nëna e tij, për arsye shëndetësore, nuk ishte në gjendje të kujdesej për të.

Gjyshi u zhduk në gusht.

Ai mbeti me gjyshen, me të cilën jetonte dhe kishte një pasion të madh për muzikën rap, së cilës mund t’i besonte mendimet e tij, ndonjëherë më të errëtat, dhe brishtësinë e tij.

Fjalitë e postuara nga i riu në rrjetet sociale, ku flet për “vdekje” dhe “vetëvrasje”, sugjerojnë një gjest ekstrem.

Madje edhe tekstet e këngëve të tij shpesh i referohen të njëjtave fjalë.

Megjithatë, sipas hetuesve, këto elemente nuk mund të konsiderohen si një manifestim i qartë i dëshirës së tij për t’i dhënë fund jetës. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re