Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në qendër të Magentës në Milano, ku një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.

Ai ra nga një lartësi prej 12 metrash teksa punonte për rinovimin e një çatie në Via Garibaldi
Ishte rreth orës 10.30 kur ai ishte në krye të ndërtesës, shkruajnë mediat italiane. Papritur çatia ra, duke bërë që ai të rrëzohej disa metra poshtë shkallëve. Përplasja ishte shkatërruese.

Ai u dërgua në spital por nuk mbijetoi dot për shkak të plagëve të shumta. Zona e kantierit është sekuestruar nga organet e drejtësisë dhe do të hetohet për të sqaruar dinamikën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re