Skip to content

Humb jetën teksa peshkonte një 57 vjeçar në Tiranë, ra në kontakt me rrymën elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Picallë të Tiranës, aty ku një 57 vjeçar ka humbur jetën teksa peshkonte.

Mësohet se personi në fjalë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike , teksa peshkonte.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Informacione paraprake.

Rreth orës 17:10, në fshatin Picallë, dyshohet se duke peshkuar ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasit K. D., rreth 57 vjeç.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb