Italia veriore është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura dëbore.

Një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën në verilindje të Italisë, pranë kufirit me Austrinë, pasi u shtyp nga një ortek. Në të njëjtën kohë, në rajonin veriperëndimor të Valle D’Aosta, pranë kufirit me Francën, një ortek bllokoi hyrjen e tunelit. Fatmirësisht në atë moment nuk kishte asnjë mjet në tunel, përndryshe mund të kishte ndodhur tragjedia, raportojnë mediat italiane.

Të paktën 3000 persona, kryesisht banorë të përhershëm, por edhe turistë që ndodhen në fshatrat përreth, kanë mbetur të bllokuar dhe aktualisht makinat për heqjen e borës po përpiqen të hapin hyrjen e tunelit.

Acosta valley closed by Avalanche in #Italy #Avalanche #Acostavalley #snowfall #Snow #ExtremeCold pic.twitter.com/oULBuKQS63

— FEAR OF GOD IS WISDOM (@fear_wisdom) March 4, 2024

Gjithashtu në të njëjtin rajon, 2000 persona të tjerë u evakuuan si masë paraprake, pasi rrugët u bllokuan nga autoritetet për shkak të rrezikut të lartë të ortekëve.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re