Skip to content

Humb kontrollin dhe bie nga biçikleta, humb jetën 70 vjeçarja austriake në Përmet

Një 70 vjeçare austriake ka humbur jetën këtë të hënë në Përmet pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”, ku shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe si pasojë e dëmtimve të marra ka humbur jetën.

“Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vendin e quajtur “Kthesa e Zhepes”, shtetasja austriake H. F., rreth 70 vjeçe, duke udhëtuar me biçikletë, me një grup turistësh, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletës dhe është rrëzuar nga biçikleta.

Si pasojë e dëmtimeve kjo shtetase ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e  policisë.