Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagosen tre persona në Pogradec, mes tyre një 30-vjeçare

tirane-policia.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një aksident rrugor ka ndodhur në Pogradec.

Policia njofton se një makinë ka dalë nga rruga, ndërsa ka mbetur të plagosur drejtuesi si dhe dy të rinj.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë