Nje automjet është përplasur me pjesën e përparme të dyqanit të një kompanie celulare në qytetin e Gjirokastrës.

Faxweb.al mëson se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një mjet tip FORD me targa të huaja, vinte nga zona e poshtme e bulevardit “18 Shtatori” dhe u përplas me vetratat e xhamit të dyqanit.

Drejtuesi i mjetit është larguar menjëhere ndërkohë që sistemi mbykqyrës i subjektit ka filmuar të gjithë ngjarjen.

Veç dëmeve materiale që janë të dukshme, nuk raportohen të lënduar. Policia e Gjirokastrës është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit që dëmtoi subjektin. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re