Aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën rurale “tre urat” në Lushnje.

Duke drejtuar motoçikletën shtetasi Agim Kola (66 vjeç) ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur brutalisht me barrierën anësore dhe më pas ka përfunduar në asfalt.

Përplasja ke qenë fatale për 66-vjeçarin i cili është ndarë nga jeta në vendngjarje ku ka mbërritur ambulanca për të marrë trupin e pajetë të Agim Kolës. Viktima kishte në pronësi një stan bagëtish.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re