Një 32 vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër, ku një motoçikletë ka dalë nga rruga, si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën drejtuesi, i saj me iniciale Z. V. 32 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 09:35, në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër, duke drejtuar motorrçikleten tip “Dayang”, shtetasi Z. V. 32 vjeç, banues në Fshatin Velinaj, Shkodër, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re