Skip to content

Humb kontrollin mbi mjetin që po drejtonte dhe del nga rruga, lëndohet 23-vjeçarja

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme (15 korrik), në fshatin Barbullush, Shkodër.

Mësohet se 23-vjeçarja ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.

E reja është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në fshatin Barbullush, shtetasja M. V., 23 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasja M. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

“”