“I padukshëm, në të gjitha senset.”
Kështu shkruan media italiane në lidhje me një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën nacionale “Salentina” 101 në afërsi të Leçe-s, atje ku një 43 vjeçar shqiptar u aksidentua nga një makinë.
Burri po udhëtonte me biçikletë në momentin kur është goditur nga një fuoristradë. 43 vjeçari është transportuar në spital, por mjekët nuk kanë mundur dot t’i shpëtojnë jetën. Shqiptari kishte pësuar trauma të rënda në kokkë e fraktura të tjera.
Sipas rikonstruksionit të parë të ngjarjes, të dhëna edhe nga një 40 vjeçar i cili ndodhej në fuoristradën që goditi shqiptarin, ky i fundit po udhëtonte në një pjesë të errët të rrugës me shpejtësi. Sipas tij, burri ishte i veshur me rroba të errëta dhe se pavarësisht reagimit të shoferit kur shqiptari i ka dalë përpara, përplasja nuk qe e mundur të shmangej.
Dy persona që ndodheshin pranë vendngjarjes, kanë shkuar me vrap për të siguruar vendin ku ndodhej 43 vjeçari shqiptar (duke rrezikuar dhe veten) si dhe kanë marrë në telefon ambulancën.
I ndjeri kishte me vete vetëm celularin dhe asnjë dokument tjetër. Por pas intensifikimit të kërkimeve, rezultoi se ishte banor i Lequile.
Siç shkruan La Repubblica, “bëhet fjalë për një nga shumë apartamentet e konsideruar si “populli i biçikletave”, persona me shtetësi të huaj që shpesh punojnë në agrikulturë. Ata lëvizin me biçikleta të vjetra duke përdorur edhe akse rrugore të shpejta”
Mbi rastin ka nisur hetimi ndërsa pas testit për alkool e lëndë narkotike, shoferi që goditi shqiptarin doli negativ.
