Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike.

Zenel Sulaj, 30 vjeç dhe Sali Kadria, 31 vjeç u kapën në një “shtëpi bari” duke u kujdesur për qindra bimë kanabisi, të cilat në se do të dilnin në treg kapnin vlerën e 700 mijë paundëve.

Sipas Wales Online, oficerët zbuluan tre dhoma ku kultivohej kanabisi. Dy nga dhomat përmbanin 169 bimë, ndërsa e treta përmbante 344 bimë në faza të ndryshme të vegjetacionit.

Kur policia hyri brenda,  dy të pandehurit u larguan nga vendi i ngjarjes përtej çatisë dhe në një ndërtesë fqinje. Ata bënë përpjekje për tu fshehur nën një shtrat, por u ndaluan dhe vunë në pranga.

Të mërkurën, Sulaj doli para Gjykatas ku tha se dëshironte të kthehej në Shqipëri për të qenë me prindërit e tij pasi kishte “humbur dy vite nga jeta”.

Ndërsa Kadria akuzohet edhe për sulm seksual ndaj një të miture në vitin 2020, për të cilin ishte dënuar me 6 muaj burg. Ai ka deklaruar se po punonte për të paguar kostot e ardhjes së tij në mënyrë ilegale në Angli.

Gjykatësi i çështjes i ka dënuar të dy shqiptarët, por pritet që ata të deportohen në Shqipëri. Kadria do të qëndrojë 14 muaj në qeli, ndërsa Sulaj 6./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re