Skip to content

“Humba shokun e fëmijërisë”, kryeministri Rama mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kosta Grillos

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të komentatorit të njohur të sportit, Kosta Grillos.

Kreu i Qeverisë shpreh ngushëllimet për familjen e 59-vjeçarit i cili nuk e fitoi dot betejën me Covid-19 pasi prej një muaji ishte në intubim në një spital në Turqi. Rama shkruan se Kostën e ka pasur shok fëmijërie, ndërsa më pas u bë zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, dhe ishte një sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive.

“LAMTUMIRË KOSTA! Shok qysh prej fëmijërisë, pastaj zë i dashur i sfidave futbollistike për vite e vite, sportdashës i paepur e njeri plot energji pozitive… humbi jetën në sfidën me virusin e mallkuar”, shkruan Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb