Një numër i lartë viktimash nga COVID-19 në 24 orët e fundit. MSH deklaroi sot se me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid.

Por viktimat nuk janë vetëm të moshuar, ndonëse humbjet më të mëdha janë në radhët e tyre. Sipas MSH, një 34-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese ka humbur jetën nga COVID-19. Po kështu nuk kanë mundur të fitojnë betejën dhe një 44-vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 66-vjeçar nga Tirana, një 48-vjeçar nga Pogradeci, një 68-vjeçar nga Korça, një 68-vjeçar nga Elbasani dhe një 81-vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sot u raportuan 241 raste të reja në 24 orët e fundit, teksa numri i të shtruarve në spitale ka shkuar në 319.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re