Skip to content

Humbën jetën katër persona të një familje, rriten përmasat tragjike të aksidentit në Ferizaj, vdes 32 vjeçarja në spital

32 vjeçarja që ishte në gjendje kome në QKUK ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka pësuar më datën 06/06/2021.

I.R, 32-vjeçare ishte aksidentuar në fshatin Koshare të Ferizajit, ku morën pjesë dy vetura dhe humbën jetën 4 persona.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në Ferizaj përmes një komunikate për media.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, se sonte, rreth orës 20:00, personi I.R ( F/SH/K), e moshës 32 vjeçare, ka ndërruar jetë, si pasojë e lëndimeve të rënda, që kishte pësuar nga aksidenti i komunikacionit i datës 06.06.2021, që ka ndodhur në fshatin Koshare të Ferizajt, ku u aksidentuan dy automjete civile të udhëtarëve dhe humbën jetën 4 persona.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, trupi i pajetë, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

/faxweb