Ditën e sotme u është dhënë lamtumira e fundit tre familjarëve të cilët ndërruan jetë tragjikisht dje në fshatin Dushnik të Beratit.

Viktimat Kamber Hoxha, Neim Hoxha dhe Gentjan Balashi gjetën vdekjen nga asfiksia e gazit që ishte çliruar në pusin ku Kamberi kishte hyrë për të hequr një palë shkallë. Dy nipërit e tij Neimi dhe Gentjani u futën që ta shpëtojnë por mbetën të vdekur.

Ndërkohë sot të tre viktimat janë varrosur nga familjarët të cilët kanë qenë të shumtë në numër pavarësisht epidemisë covid-19 nëpërkëmbë./ Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re