3 viktima brenda familjes, për të shpëtuar njëra-tjetrën. Është kjo tragjedia që pllakosi familjen Kola në Fushë Arrëz, ku humbën jetën nëna së bashku me dy vajzat e saj.

Shtetaset, Prendushe Kola 43 vjeç, Sidorela Kola 15 vjeç dhe Emiljana Kola 18 vjeç ranë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë vdiqën.

Njëra prej vajzave është futur për t’u larë në dush kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ajo ka thirrur për ndihmë motrën e saj por edhe ajo sapo është futur në tualet ka humbur jetën.

Nëna e dy vajzave iu ka shkuar në ndihmë atyre por sapo ka prekur dorezën e derës edhe ajo ka humbur jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.

Edhe djali i familjes ju ka shkuar në ndihmë motrave dhe mamasë por fatmirësisht ka shpëtuar mirë, duke marrë vetëm disa plagë të lehta e jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo edhe lajmin:

Vdekja e nënës me dy vajzat në Fushë-Arrëz/ Njëra prej tyre ra në kontakt me energjinë kur po lahej në dush, e ëma dhe motra shkuan ta shpëtojnë

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re