Skip to content

Humbën jetën tragjikisht në lule të rinisë, këta janë Serxho Kuka dhe Eglis Delaj që u përplasen për vdekje në Shkodër (FOTO)

Personat që po shikoni në foto janë dy të rinjtë, Serxho Kukaj dhe Eglis Delaj, të cilët humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm ku u përfshinë tre makina.

Si pasojë e këtij aksidenti të fortë, ku njëra njga makinat u nda në dysh pas përplasjes me një mur rrethues, mbetën të vdekur dy të rinjtë dhe u plagos dhe një persona të tjerë, njëri prej të cilëve punonjës policie.

Faqja “Zani i Veriut”, ka publikuar fotot e dy adoleshentëve, ndërsa postimi është ‘pushtuar’ nga ngushëllimet e qytetarëve për këtë humbje të madhe.

“ZOTI ju dhashte force Familjarve me perballue kete dhimje! Pushofshin ne paqe,”- shkruan dikush.

“Zoti I forcofte familjaret e tyne ata pushoshin ne paqe,”- shkruan dhe një tjetër.

“ZOTI forc me e perballu ket dhimbje te Malle o Zot forcoj Familjet e tyre QOFSHI TE XHEHNETIT,”- vijon dikush më tej.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb