Pas më shumë se 15 orësh policia ka arritur që të gjejë turistët hungarezë që humbën mbrëmjen e së dielës në Karaburun. Çifti i turistëve nga Hungaria kishte dhënë sinjalin SOS pasi kishin humbur rrugën. Pas kësaj ata duke mos e gjetur dotë rugën e kthimit për shkak të errësirës dhe tërrenit të vështirë, kishin vendosur që të ngrinin çadrën e kampingut dhe të kalonin natën aty.

Por zona që kishin zgjedhur rezultoi një pikë pa mbulim nga valët
telefonike ç’ka e ka bërë të pamundur kontaktimin me policinë. Vetëm
gjatë mëngjesit të sotëm, policia ka mundur të lokalizojë dhe më pas të
gjejë dy turistët hungarez në një zonë të Karaburunit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re