Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur të shtyhet afati për zbatimin e programit për punësimin e atyre që humbën vendin e punës, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Sot u miratua një ndryshim në një vendim të mëparshëm, që përcakton kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit, për ata që mbetën pa punë si pasojë e Covid-19. Përmes këtij ndryshimi, ne shtyjmë afatin e zbatimit të programit deri në vitin 2023. Qeveria mori disa masa për mbështetjen e të punësuarve dhe të atyre që dolën nga tregu i punës” ,tha ministrja.

E pyetur se “Sa i duhet Shqipërisë për të kapërcyer krizën energjetike dhe sa do t’i kushtojë shtetit shqiptar blerja e energjisë”?, Ibrahimaj u shpreh se “Ministria e Energjetikës është duke punuar me kompanitë në varësi të saj, me qëllim që të bëjë një planifikim të qartë të nevojave që ka vendi ynë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re