Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të bëra më herët nga kreu i PD Lulzim Basha.

Në një postim në Twitter, Rama përsërit se ftesa për bashkëpunim me PD është e hapur për triumfin e vendit.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja!

Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit.

Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.

Dora jonë për ta do jetë e shtrirë.

Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!

Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”- shkruan Rama. (TemA)