Skip to content

Humbet kontrollin e mjetit, aksidentohet kryebashkiaku

5b6968d1 1775 45f9 a292 dccbb9ae6d33 0

Është aksidentuar mbrëmjen e të premtes kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni. Ngjarja ka ndodhur pranë grykës së Këlcyrës.

 

Sipas informacioneve, kreu i bashkisë ka humbur kontrollin e automjetit të tij duke u përplasur fillimisht me bordurën dhe më pas ka dal nga rruga.

 

Mësohet se në makinë ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.